Përmbytjet në Slloveni, Begaj shpreh solidaritet: Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin slloven

Shqipëria

Përmbytjet në Slloveni, Begaj shpreh solidaritet: Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin slloven

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 16:56
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i ka shprehur solidaritetin e tij homologes sllovene Nataša Pirc Musar dhe popullit të Sllovenisë, pasi vendi është përfshirë nga përmbytje katastrofike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj u shpreh se mendimet dhe lutjet e popullit shqiptar janë me atë slloven si dhe uroi për shërimin e personave të prekur nga përmbytjet dhe përmirësim të situatës.

“Shpreh solidaritetin tim të përzemërt për Nataša Pirc Musar dhe popullin e Sllovenisë që është prekur nga përmbytjet katastrofike.

Mendimet dhe lutjet tona janë me ta gjatë kësaj kohe të vështirë. Uroj për shërim të shpejtë të të prekurve dhe kontrollimin e situatës”, shkruan Begaj në platformën X, e njohur më parë si Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat