Çfarë po ndodh? Rradhë kilometrike në pikën doganore të Hanit të Hotit, zbulohet arsyeja

Shqipëria

Çfarë po ndodh? Rradhë kilometrike në pikën doganore të Hanit të Hotit, zbulohet arsyeja

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Këtë të shtunë fundjave janë krijuar rradhë të gjata kilometrike në hyrje të pikës doganore të Hanit të Hotit.

Qindra automjete kanë krijuar radhë kilometrike, ku emigrantë të shumtë po kthehen në vendlindje për pushime por edhe turistë të huaj që vijnë të vizitojnë Shqipërinë.

Gjatë muajit të korrikut ka pasur fluks të madh turistësh të huaj në bregdetin e vendit.

Po ashtu, i tillë pritet të jetë edhe gushti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat