Kanabisi brenda repartit ushtarak, Berisha: Të dorëhiqet Peleshi, jemi vend i NATO-s

Shqipëria

Kanabisi brenda repartit ushtarak, Berisha: Të dorëhiqet Peleshi, jemi vend i NATO-s

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 21:28
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me 125 rrënjët e kanabisit të gjetura në brendësi të repartit ushtarak në Zall Herr të kryeqytetit.

Përmes një postimi në facebook, Berisha e cilëson skandalin si të turpshëm dhe të pashembull në historinë e ushtrisë shqiptare.

Ai kërkon largimin e ministrit Peleshi nga qeveria, pasi sipas tij kemi të bëjmë me një akt kriminal dhe të shëmtuar që është e papranueshme për një vend ushtria e të cilit është pjesë e NATO-s.

“Burime zyrtare bëjnë të ditur se në repartin ushtarak më të ruajtur të të gjithë ushtrisë shqiptare në territorin strikt të mbrojtur të repartit të trupave elitë të ushtrisë tonë, në Zall Herr janë gjetur plantacione me qindra e qindra rrënjë kanabis.

Partia Demokratike deklaron se ky skandal i turpshëm i pashembullt në historinë e ushtrisë shqiptare, ushtri njëkohësisht e Aleancës së Atlantikut të Veriut, implikon thellë dhe me përgjegjësi të rëndë narkoministrin Peleshi i cili është akuzuar për parcela kanabisi gjatë periudhës që ka qenë ministër bujqësie, shtabin e përgjithshëm, zbulimin, policinë ushtarake shërbimet inteligjente të ushtrisë dhe komandën e rapartit të trupave speciale të Zall Herrit. Ky skandal dëshmon tragjikisht shnëdrrimin e ushtrisë e narkoshtetit të Edi Ramës që është dhe narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë në narko-ushtri sikur të ishte ushtri e talebanëve dhe jo ushtri e një vendi anëtar të NATO-s.

Partia Demokratike e Shqiperisë dënon me forcën më të madhe këtë skandal të turpshëm për ushtrinë, por dhe shtetin shqiptar dhe kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministrit kanabisit Peleshi si dhe vendosjen para ligjit të gjithë përgjegjësve të këtij akti të turpshëm dhe kriminal të shëmtuar”, shkruan Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat