Humb jetën nga overdoza një 30 vjeçar në Berat

Shqipëria

Humb jetën nga overdoza një 30 vjeçar në Berat

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar nga qyteti i Beratit ka gjetur vdekjen mesnatën e mbrëmshme si pasojë e overdozës.

D.K, 30 vjeç është paraqitur në spitalin rajonal të Beratit pa shenja jete, ndërsa shoku i tij që e solli në ambientet e urgjencës së Beratit u shpreh se prej disa orësh Doriani nuk po reagonte, ndërsa mendonte se mund të ishte në gjumë.

Bluzat e bardha u përpoqën ta rikthenin në jetë 30-vjeçarin por pa sukses.

Pas marrjes së informacionit forcat e rendit shoqëruan në ambientet e komisariati shokun e 30-vjeçarit ndërsa bënë edhe kontrollin e banesës ku dyshohej se dy të rinjtë kishin konsumuar heroinë, për të zbardhur më tej ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat