Digjet makina në aksin Qafë Thanë – Prrenjas

Shqipëria

Digjet makina në aksin Qafë Thanë – Prrenjas

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 11:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Qafë Thanë-Përrenjas.

Makina ka qenë në lëvizje, duke zbritur kthesat e Qafë Thanës në drejtim të Përrenjasit kur një masë elektrike në motor ka bërë që makina të përfshihet nga flakët.

65-vjeçari me inicialet N. Gj., banues në Durrës, ka arritur të dalë në kohë nga mjeti duke shpëtuar nga dëmtimet.

Zjarrfikësit e Përrenjasit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që po bëhet edhe pastrimi i rrugës nga prania e vajit.

Policia nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e djegies së mjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat