Iu ngecën makinat në baltë në pyllin e Divjakës, policia ndihmon 8 turistë italianë

Shqipëria

Iu ngecën makinat në baltë në pyllin e Divjakës, policia ndihmon 8 turistë italianë

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 13:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Divjakës u ka ardhur në ndihmë 8 turistëve italianë të cilët kishin ngecur në baltë me automjetet e tyre në pyll.

Iu ngecën automjetet në baltë, në pyll, gjatë mesnatës, dhe për këtë shkak iu pamundësua kthimi, Policia e Divjakës iu shkon në ndihmë 8 turistëve italianë.

Mesnatën e djeshme, Komisariati i Policisë Divjakë ka marrë njoftim se për shkak të shirave, 2 automjete me të cilat 8 turistë italianë eksploronin lagunën e Karavastasë dhe pyllin e Divjakës, kishin ngecur në një pjesë rruge me baltë.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën, kanë shkuar në zonën e sinjalizuar dhe përmes përdorimit të një makine teknologjike (skrep), i kanë nxjerrë 2 automjetet nga rruga me baltë ku kishin ngecur.

8 turistët janë shoqëruar me automjetet e Policisë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat