Tentoi të grabiste një filial banke në Unazën e Re, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Tentoi të grabiste një filial banke në Unazën e Re, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Një 23-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, në tentativë për grabitjen e një filiali banke në zonën e Unazës së Re.

23-vjeçari i E. I., u arrestua në Rrugën “Teodor Keko” në tentativë për të vjedhur në një filial banke, por plani i tij dështoi.

Ai akuzohet veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, mbetur në tentativë, dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat