"Ishte koha kur mafia i vriste komisarët e policisë!"

Shqipëria

"Ishte koha kur mafia i vriste komisarët e policisë!"

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 16:29
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka kujtuar vrasjen e komisarit Gani Malushi sot 20 vjet më parë. Po ashtu Hoxha shkruan se në të njëjtën darë 6 vite më vonë në Durrës mbeten të vrarë 4 oficerë policie, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari.

“Ishte koha kur mafia i vriste komisarët e policisë. Çdo 7 gusht është gjithnjë një ditë e trishtuar për mua. Është një datë që më kujton vazhdimisht burrat, ata burra të vërtetë, që sakrifikuan edhe jetën, për këtë vend. Dhe nuk janë dëshmorë të shekullit të kaluar! Janë heronjtë tanë, ku dëshmitarë të humbjes së jetëve të tyre heroike, jemi vetë.

Me 7 gusht 2003, ndërroi jetë duke luftuar me vdekjen, “Dëshmori i Atdheut”, Kolonel Gani Malushi. I plagosur një ditë më parë në një atentat tipik mafioz, të organizuar vetëm 100 metra pranë drejtorisë së policisë Durrës, Shefi i komisariatit të Krujës, kolonjari 50 vjeçar Gani Malushi, nuk i mbijetoi breshërisë së kallashnikovit… Me 7 gusht 2009, po në qytetin e Durrësit, në një operacion policor të skuadrës se operacioneve speciale, për të arrestuar Dritan Dajtin, mbeten te vrare 4 oficere policie, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, tashme “Dëshmore të Atdheut”…

Nderim dhe krenari për ju, “Dëshmore te Atdheut”… Sakrifica juaj, hijeshon Varrezat e “Dëshmoreve të Kombit”-shkruan Hoxha në Facebook.

Në 6 gusht 2003 në Durrës vritet Komisar Gani Malushi

Shefi i komisariatit të Fushë-Krujës Gani Malushi u qëllua me një breshëri plumbash, duke i shkaktuar vdekjen. Shkak i kësaj vrasje ishte gjakmarrja dhe shënjestra ishte shoferi i Gani Malushi. Për vrasjen është dënuar me burgim të përjetshëm Agim Pepa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat