Përplasen dy mjete në Berat, njera del nga nga rruga dhe merr përpara një kalimtare

Shqipëria

Përplasen dy mjete në Berat, njera del nga nga rruga dhe merr përpara një kalimtare

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 07:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Berat.

Në aksin mes Urës së Varur dhe Urës së Goricës, 2 mjete janë përplasur njëra pas tjetrës në trafik dhe më pas njëra prej tyre ka përplasur një kalimtare që ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

68-vjeçarja është transportuar në spital dhe pas ndihmës mjekësore është larguar për në banesë.

Po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethava të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat