Radhët në Kakavijë, takim mes policive shqiptare dhe greke

Shqipëria

Radhët në Kakavijë, takim mes policive shqiptare dhe greke

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Në doganën e Kakavijes vazhdon fluksi i lartë i lëvizjes në të dyja anët e kufirit ndërsa një numër i madh emigrantësh kthehen në vendlindje për të kaluar pushimet e verës. Aktualisht strukturat e Policisë Kufitare janë të angazhuara për të shmangur radhët e pritjes në sportelet e kontrollit të dokumuntave. Për shmangien e radhëve të pritjes në kufi në këto ditë vere synohet edhe bashkëpunimi me palën greke. Ditën e sotme përfaqësues të Policive Kufitare, shqiptare dhe greke zhvilluan një takim në Qendrën e Përbashkët Operacionale në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës.

“Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, themi se situata është normale, pavarësisht  se fluksi i rritjes së qytetarëve po shtohet dita-ditës. Besoj që i kemi marrë këto masa dhe do të jemi shumë eficient te pjesa e menaxhimit të kalimit. Me palën greke, sidomos me Departamentin e Policisë Kufitare dhe Emigracionit, ky bashkëpunim ka qenë i vazhdueshëm, është real dhe do të jetë i prekshëm edhe nga qytetarët’, pohoi Saimir Boshnjaku, Drejtor i Departamentit të Kufirit dhe Migracionot në Policinë e Shtetit.

Policia Kufitare kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve që gjatë udhëtimit për në Greqi dhe anasjelltas të përdorin vetëm doganën e Kakavijës, por të kalojnë dhe përmes pikave të tjera kufitare për të shkuar në Greqi.

“Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve, në raste kur ka pasur radhë, të cilat për momentin janë të pranueshme dhe në nivele normale, por besojmë që me bashkëpunimin mes dy palëve dhe me masat që do të merren në të dy anët e kufirit, situata do të jetë në kushte normale “, pohoi Boshnjaku

Gjatë ditës së martë nëpërmjet doganës së Kakavijes lëvizën në të dyja anët e kufirit rreth 10 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat