Ishte nisur për Shqipëri, arrestohet në autobus 19-vjeçari kroat, dyshohet si pjesë e grupit që vranë tifozin grek

Shqipëria

Ishte nisur për Shqipëri, arrestohet në autobus 19-vjeçari kroat, dyshohet si pjesë e grupit që vranë tifozin grek

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Arrestohet në kufirin e Kakavijës një kroat që udhëtonte me autobus të linjave të Shqipërisë.

  Mësohet se 19-vjeçari dyshohet se është ndër huliganët që qëlluan për vdekje dje në Athinë 29-vjeçarin grek M.K., tifoz të AEK.

19-vjeçari është dërguar në policinë e Janinës për të verifikuar të dhënat si dhe kur ka hyrë në Greqi.

Sakaq 7 kroatë të tjerë janë arrestuar në kufirin e Evzones me Maqedoninë Veriore, teksa në automjetin e tyre janë gjetur armë të ftohta dhe sende tifozësh të Dinamo Zagreb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat