“Përgjegjësit e inceneratorëve menduan se s’do kapeshin”, Kikia: Rikthimi i Bashës për ego personale, PD do shpërbëhet

Shqipëria

“Përgjegjësit e inceneratorëve menduan se s’do kapeshin”, Kikia: Rikthimi i Bashës për ego personale, PD do shpërbëhet

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 18:00
Mentor Kikia

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje ne zhvillimet e fundit në vend.

Duke analizuar situatën në Shqipëri, Kikia u ndal te amnistia fiskale duke thënë se ajo po ndodh de facto edhe pse pa patur miratimin ligjor. Sipas tij qeveria ka zgjedhur të “lidhë gojën dhe duart e institucioneve” përgjegjëse për kontrollin e shkelësve.

Sakaq, ai foli edhe për aferën e inceneratorëve duke thënë se të gjithë të përfshirët mendonin se nuk do kapeshin asnjëherë, duke u ndalur te pagesat e hoteleve dhe fluturimeve të ish-ministrit Arben Ahmetaj nga Klodian Zoto.

Po ashtu ai foli edhe për rikthimin në krye të PD-së të Lulzim Bashës, teksa u shpreh se kjo u bë për të “kënaqur egon personale” të këtij të fundit, ndërsa shtoi se sipas tij Partia Demokratike tanimë do shpërbëhet pas ndarjes në disa grupime.

“Kjo verë ka qenë e veçantë për shkak të zhvillimeve të mëdha që ka pasur në fushën e drejtësisë, me çështjen e Ahmetajt, vendosjen në sekuestro të inceneratorit të Tiranës, debatet politike, dhe projekti për kullën më të re në Tiranë.

Ajo ka qenë një pronë private, është prishur për tu bërë pallati i kulturës dhe në 92-93, sa kishte ardhur PD në pushtet, u dha leja e parë për ndërtimin e parë të madh në Tiranë. Por askush nuk e mori vesh se çfarë ndodhi por ngeli gropë e hapur dhe projekti u anulua. Kaloi më shumë se një dekadë që ajo gropë të rimbushet dhe më pas të mbillet me pemë dhe të kthehet në park.

Amnistia fiskale po ndodh pa ligj, po ndodh de facto. Kanë zgjedhur t’i lidhin gojën dhe duart institucioneve përgjegjëse për kontrollin e këtyre njerëzve.

Afera e inceneratorëve ishte e tillë sa njerëzit e përfshirë mendonin se askush nuk do prekej. Një ministër që nuk është naiv shkon deri aty ku pranon që hotelet e fluturimet t’i pranoheshin me kartë krediti në një kohë kur gjithçka është online. Inceneratorët ishin një projekt jo vetëm korruptiv nga ana ekonomike, por në kundërshtim me ligjin e mbetjeve dhe direktivat evropiane për menaxhimin e mbetjeve.

Rikthimi i Bashës në krye të PD-së kënaq egon e tij personale duke parë edhe mënyrën si u kryen zgjedhjet. Basha dhe Bardhi për këtë janë krisur, censusin e anëtarëve të Partisë Demokratike. Ai bëri një proces zgjedhor formal dhe u konfirmua kryetar i asaj pjese të PD-së. PD do shpërbëhet si parti. Nuk e di nëse shpërbëhet ajo do shpërbëhet edhe opozita në tërësi dhe ky është problemi”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat