Pamje të rënda/ Momenti kur djali i anëtares së KLP grushton disa herë për vdekje 55-vjeçarin!

Shqipëria

Pamje të rënda/ Momenti kur djali i anëtares së KLP grushton disa herë për vdekje 55-vjeçarin!

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 23:12
Foto nga vendngjarja

Panorama TV ka siguruar pamjet kur Rei Meta, djali i anëtares së KLP qëlloi me grusht për vdekje ndërtuesin në Vlorë, Armando Meshau.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në një qendër interneti, ku fillimisht dy personat shihen që janë konfliktuar me fjalë. Në debat e sipër, 55-vjeçari Meshau e ka qëlluar i pari me grusht, më pas 33-vjeçari Rei Meta i është përgjigjur, duke e goditur disa herë më grusht derisa Armando Meshau rrëzohet.

Në këtë moment një person tjetër afrohet për ta ndihmuar, por mesa duket goditjet kanë qenë fatale për 55-vjeçarin.

SI KA NDODHUR NGJARJA

Sipas burimeve te Panorama TV viktima dhe 33-vjeçari Rei Meta kanë ndalë nga një qendër noterie dhe më pas janë futur në qendrën e internetit, ku ndodhi edhe krimi, për të printuar disa dokumente.

Por Armando Meshau dyshohet se nuk e kishte dokumentin me vete dhe këtu ka nisur konflikti mes tyre.

Teksa po diskutonin me njëri-tjetrin, viktima ka folur me tone të larta dhe autori i është kundërpërgjigjur duke i thënë: “mos më ngri zërin” dhe më pas situata ka agravuar.

55-vjeçari mësohet se e ka ofenduar dhe më pas Rei Meta e ka goditur me grushte.

Ngjarja është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë, ndërsa diskutimi mes tyre është dëgjuar edhe nga personat e pranishëm.

DESHMIA

Ne polici, 33-vjecari, Rei Meta, djali i anetares se KLP-se mesohet se eshte shprehur se ka nuk ka dashur ta vrasë 55-vjecarin, por gjithçka ka nisur nga nje konflikt i vjeter per nje prone.

“Nuk kisha për qëllim ta vrisja, e bëra për vetëmbrojtje! Me Armandon u takova rastësisht në internet kafe. Po printonte disa dokumente. Me të kam pasur një konflikt të hershëm për çështje lekësh. Unë para disa kohësh kisha ndërmjetësuar tek një tjetër person që Armando të blinte një sipërfaqe toke.

Ai më kishte premtuar se nëse do të mund të blinte atë tokë, unë do të përfitoja prej tij një shumë lekësh, por që nuk më tha se sa. Pas disa kohësh mora vesh se ajo sipërfaqe toke ishte blerë nga Armando dhe disa herë dhe kam shkuar ta takoja i kërkoja lekët që më kishte premtuar”, mësohet të këtë thënë 33 vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat