Në Aeroportin e Rinasit tre orë para fluturimit, shkak fluksi i lartë i turistëve

Shqipëria

Në Aeroportin e Rinasit tre orë para fluturimit, shkak fluksi i lartë i turistëve

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Tirana International Airport njofton të gjithë pasagjerët, të cilët udhëtojnë përmes Rinasit të paraqiten tri orë para nisjes për në destinacion, për të bërë check-in. Ky rregull do të aplikohet deri më 10 shtator për shkak të fluksit të lartë të turistëve që hyjnë në Shqipëri.

Sipas TIA-s, kjo masë synon të “përmirësojë përvojën e përgjithshme të udhëtimit për të gjithë pasagjerët”.

Njoftimi i TIA: 

Tirana International Airport dëshiron t’ju informojë për një përditësim në lidhje me procesin e checkin dhe sigurisë në Tirana International Airport (TIA) nga sot deri më 10 shtator.

Për të siguruar udhëtim të qetë dhe për të akomoduar pasagjerët e shtuar gjatë kësaj periudhe, do t’iu kërkonim të gjithë pasagjerëve të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat