Zjarr në Lazarat, flakët rrezikuan banesat

Shqipëria

Zjarr në Lazarat, flakët rrezikuan banesat

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Lazarat, Gjirokastër ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.

Zjarri është shfaqur rreth orës 19.00, në një sipërfaqen me shkurre, në shtratin e një prej përrenjve malorë që përshkon fshatin.

Afërsia e tij me banesat bënë që kjo vatër zjarri të rrezikonte të shkaktonte pasoja për banorët. Në vendngjarje kanë ndërhyrë efektivat zjarrfikës, policisë dhe punonjës të Bashkisë Gjirokastër duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Gjatë kësaj jave në Gjirokastër janë riaktivizuar disa vatra zjarresh ndërkohë që ditën e sotme policia lokale procedoi penalisht një person të dyshuar si autor i vatrës së zjarrit në fshatin Mashkullorë, ku flakët e përhapura në sipërfaqe kullote rrezikuan të përfshinin një pikë karburanti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat