Aksident në Bulqizë, dy të plagosur rëndë

Shqipëria

Aksident në Bulqizë, dy të plagosur rëndë

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë – Gurët e Skënderbeut në vendin e quajtur Vajkal.

Sipas policisë së Bulqizës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes, ku makina tip Benz ka dalë nga rruga duke përfunduar në livadh.

Drejtuesit e tjerë, të cilët lëviznin në këtë aks rrugor kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Sipas mjekëve, dy personat që udhëtonin në automjet kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në spital.

Ende nuk dihet cilat janë shkaqet e aksidentit, ndërkohë që sikurse duket nga pamjet, mjeti ka përfunduar disa metra në një parcelë në anë të rrugës, me dëme të shumta materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat