E rëndë në Fier, ishte duke peshkuar, bie në kanal dhe mbytet 20-vjeçari

Shqipëria

E rëndë në Fier, ishte duke peshkuar, bie në kanal dhe mbytet 20-vjeçari

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier, ku një i ri rreth 20 vjeç dyshohet se është mbytur në kanalin e Pojanit.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se i riu ka qenë duke peshkuar me shokët kur ka rënë nga ura brenda kanalit dhe nuk ka mundur të dalë më.

Kanë qenë shokët e tij që kanë njoftuar për zhdukjen e 20-vjeçarit, teksa ende nuk është gjetur trupi i tij.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e Fierit si dhe forcat zjarrfikëse dhe po kontrollohet e gjithë gjatësia e kanalit, por nuk ka shenja nga i riu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat