Me pistoletë lodër e shkop metalik kërcënuan një 38-vjeçar, telashe për 3 të rinj në Elbasan

Shqipëria

Me pistoletë lodër e shkop metalik kërcënuan një 38-vjeçar, telashe për 3 të rinj në Elbasan

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Tre të rinj në Elbasan i kanë hapur telashe vetes me drejtësinë pasi kanë kërcënuar me armë lodër një 38-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. D., 20 vjeç, banues në Elbasan dhe për një 17-vjeçar, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar tjetër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur me sende të forta (pistoletë lodër dhe shkop metalik), një shtetas 38 vjeç.

Sendet e kundërligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat