Përplasen 2 automjete në Maliq, disa të plagosur

Shqipëria

Përplasen 2 automjete në Maliq, disa të plagosur

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Një aksident është shënuar pasditen e së premtes në Maliq.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Libonikut ky dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se nga përplasja e dy mjeteve ka të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Pritet policia në vendin e ngjarjes dhe ambulanca për transportimin e njërit nga të plagosurve drejt spitalit rajonal të Korçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat