Sulmoi me thikë bashkëshorten dhe qëlloi djalin në Maliq, identifikohet 62-vjeçari dhe familjarët e lënduar

Shqipëria

Sulmoi me thikë bashkëshorten dhe qëlloi djalin në Maliq, identifikohet 62-vjeçari dhe familjarët e lënduar

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të ditës së sotme në fshatin Qesarakë të Maliqit, ku një 62-vjeçar, ka plagosur me thikë në këmbë bashkëshorten e tij dhe me sende të forta në kokë djalin 27 vjeçar.

Është identifikuar autori, Ramiz Muçollari i cili dyshohet se vuan nga sëmundje të shendetit mendor ka dëmtuar me thikë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari, si dhe ka goditur të birin Kamber Muçollari. Raportohet se gjatë aksionit ka qëlluar me armë drejt uniformave blu, fatmirësisht pa të lënduar.

Aktualisht dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

Policia ka shkuar drejt adresës së dhënë, ku kanë konstatuar të mbyllur në banesën e tij autorin e dyshuar, i cili është i armatosur me armë zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat