Merr flakë në ecje e sipër “Benzi” në afërsi të tunelit të Skërficës, çfarë dyshohet

Shqipëria

Merr flakë në ecje e sipër “Benzi” në afërsi të tunelit të Skërficës, çfarë dyshohet

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në afërsi të tunelit të Skërficës, në Gjirokastër.

Paraprakisht dyshohet se shkak e zjarrit është një shkëndije elektrike. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 08:55, në aksin rrugor “Ura e Kardhiqit – Delvinë”, në afërsi të tunelit të Skërficës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në lëvizje, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin ., banues në Sarandë.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat