Problemet me energjinë, pas bllokimit disa orësh, rikthehen shërbimet në DPSHTRR

Shqipëria

Problemet me energjinë, pas bllokimit disa orësh, rikthehen shërbimet në DPSHTRR

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Rikthehet sistemi i DPSHTRR pas disa orëve bllokim.

Puna u ndërpre pas një defekti të jashtëm në transformatorin e energjisë elektrike.

Mësohet se problemi me sistemin ka ndodhur në Prezë e Nisharak, ku si pasojë u paralizua puna e kontrollit teknik dhe i zyrës për pagesën e taksave dhe gjobave të Kontrollit teknik.

Por pas punës së ekspertëve, defekti u rregullua dhe puna ka rifilluar. Për shkak të bllokimit u krijua radhë e gjatë automjetesh në kolaudim, dhe qytetarësh në sportele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat