“Mjerim i madh të kesh për Kryeministër një gënjeshtar të lodhur dhe të pacipë”, Vasili: Ja si mashtroi Rama për “La Stampa”

Shqipëria

“Mjerim i madh të kesh për Kryeministër një gënjeshtar të lodhur dhe të pacipë”, Vasili: Ja si mashtroi Rama për “La Stampa”

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 13:41
Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili deklaroi sot se kryeministri Edi Rama gënjeu për “La Stampa”-n sa i përket kalimeve në Rinas.

Në një postim në “Facebook”, Vasili shkruan se ndryshe nga sa tha Rama se në 2013 aeroporti i Tiranës trajtonte maksimumi 350,000 kalime në vit, që në vitin 2011 numri rekord i kalimeve kishte arritur ne 1.817.043.

Ai thekson se nuk e meriton Shqipëria një gënjeshtar të një niveli mizerabël si ky që gënjen edhe për gjërat më të verifikueshme.

POSTIMI I PLOTË
Ja si gënjeu Edi Rama La Stampën per pasagjeret e Aeroportit te Rinasit!

Ne intervisten e tij te genjeshtrave me Gazeten italiane La Stampa Edi Rama nuk zhgenjeu serish si nje genjeshtar serial.

Me gojen plot Rama tha:

“Kur fillova (2013, ed), aeroporti i Tiranës trajtonte maksimumi 350,000 kalime në vit. Tani mbi 6.5 milionë”.
Por për fat te keq te genjeshtarit serial Rama, e vërteta qëndron krejt ndryshe.

Ne vitin 2013 numri i kalimeve nga Aeroporti i Tiranes ishin 1.757.342 kalime.

Pra mashtrimi i Rames eshte gjigantesk me plot pese fishin.

Ndersa 600 mije kalime ishin realizuar qe ne vitin 2005 sipas vete Web te Tirana Aeroport.

Per te qene akoma me te sakte, qe ne vitin 2011 numri rekord i kalimeve kishte arritur ne 1.817.043.

Eshte vertet mjerim i madh te kesh per Kryeminister nje genjeshtar te lodhur dhe te pacipe.

Nuk e meriton Shqiperia nje genjeshtar te nje niveli mizerabel si ky qe genjen edhe per gjerat me te verifikueshme.

Duhet te jesh i marre te besosh qofte edhe nje shifer te vetme te ketij perfshi edhe milionat e turisteve imagjinare.

Ky ka vetem nje parim, qe te leshoje mashtrime sa me te medha me shpresen qe dicka nga pluhuri i tyre do te mbese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat