Përplasen 2 automjete në Gjirokastër, 4 të plagosur

Shqipëria

Përplasen 2 automjete në Gjirokastër, 4 të plagosur

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë plagosjen e disa personave ka ndodhur paraditen e së shtunës në  Gjirokastër.

Policia tha se ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Gjirokastër-Subash”, pranë fshatit Shtëpëz, ku automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. Dh., është përplasur me automjetin tip “Renault”, me drejtues shtetasin J. Z.

Nga përplasja, janë dëmtuar lehtë drejtuesi mjetit J. Z dhe pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Renault”, shtetasit M. Z., B. T., M. T., të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Gjirokastrës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat