Kapet me 50 doza të kokainës, arrestohet 47-vjeçari nga Tirana

Shqipëria

Kapet me 50 doza të kokainës, arrestohet 47-vjeçari nga Tirana

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 15:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Shtetit ka arrestuar një 47-vjeçar në Tiranë, pasi i njëjti është kapur me rreth 50 doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit ai dozat me kokainë do t’i shiste në Dhërmi, Himarë e Drimadhe.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Dhërmiu’, u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 47 vjeç, banues në Tiranë, (shtetas me precedentë të shumtë kriminal, për vepra penale si ‘Dhuna në familje’, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, ‘Plagosja e rëndë me dashje’ dhe ‘Falsifikimi i monedhave’).

Ky shtetas kishte përshtatur në bagazhin e automjetit me të cilin udhëtonte, një vend për fshehjen e lëndës narkotike.

Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 50 doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, të cilat nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, dyshohet se 47-vjeçari do t’i shiste në lokale nate, në Drimadhe, Dhërmi dhe Himarë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat