Digjen 4 automjete në Fier

Shqipëria

Digjen 4 automjete në Fier

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 07:42
Foto ilustrim

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 03:20, në lagjen “Apollonia”, Fier, automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. B., i parkuar, dyshohet për shkaqe elektrike, ka marrë flakë.

Si pasojë është djegur edhe automjeti tip “Nissan” në pronësi të shtetasit M. B., automjeti tip “Volkswagen”, në përdorim nga shtetasi A. P. dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. Gj., të cilat ishin parkuar afër këtij automjeti.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat