Turisti italian habitet: Si jetoni me këto çmime kaq të larta?

Shqipëria

Turisti italian habitet: Si jetoni me këto çmime kaq të larta?

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 08:44
Edi Rama

Turistët italianë gjithmonë e më shumë po tregojnë bukuritë e vendit tonë, por nga ana tjetër nuk kanë kursyer edhe kritikat për shërbimet apo çmimet, duke nxjerrë në pah abuzimet që bëhen. Një turist italian ka treguar në një faqe për shqiptarët përshtypjet e tij nga vendi ynë.

Ai tregon se ka qëndruar pak në Tiranë dhe Sarandë. Italiani thotë se Shqipëria ka plazhe të mrekullueshme, por ajo që çalon në turizëm dhe ekonomi është abuzimi me çmimet.

Sipas tij çmimet e ushqimeve bazë në Shqipëri janë shumë herë më të larta se në Itali. Dhe në këtë pikë ai habitet se si jetojnë shqiptarët kur dihet që të ardhurat e një shqiptari janë shumë më të ulëta.

Postimi i turistit:

Mirëmbrëma të gjithëve. Sapo jemi kthyer nga Shqiperia dhe pikerisht ne Sarande duke bere nje ndalese ne Tirane. Ishte eksperienca jone e pare ne Shqiperi dhe me duhet te them qe deti eshte vertet i mrekullueshem dhe sherbimet duket se funksionojne por do doja te beja nje pyetje per ata qe banojne aty apo ndonje qe njeh Shqiperine... Kam pare cmimet e produkteve ushqimore (makarona/kafe/qumesht/kos/biskota/snacks etj me cmime mbi dyfish ne krahasim me cmimet ne Itali. Vetem cmimet e frutave dhe perimeve me dukej ne perputhje me tonat. Nga ana tjeter ngrenia ne restorant pirja e nje kafe eshte shume me e lire se tek ne. Duke pasur parasysh qe kam lexuar se rrogat mesatare te shqiptareve jane shume me te ulta se ato italiane, pyes veten se si është e mundur kjo???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat