Radhë kilometrike në Kakavijë, policia thirrje turistëve dhe emigrantëve: Përdorni doganën e Tre Urave

Shqipëria

Radhë kilometrike në Kakavijë, policia thirrje turistëve dhe emigrantëve: Përdorni doganën e Tre Urave

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Radhë kilometrike janë krijuar në hyrje-dalje të pikës së kalimit kufitar në Kakavijë për shkak të fluksit të pushuesve në vendin tonë.

Në krahasim me një ditë më parë, situata paraqitet më e mirë sot, pasi pala greke po punon me katër sportele në dalje.

Policia njofton turistët dhe emigrantët  të përdorin doganën e Tre Urave në Çarçovë me qëllim uljen e fluksit në dalje.

Situata po normalizohet edhe më doganën e Qafë Botës pas radhëve të gjata që ishin vënë re ditën e fundit në dalje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat