Kapet 26 kg drogë në Pogradec, 4 autorët tentuan trafikimin me varka drejt Maqedonisë së Veriut

Shqipëria

Kapet 26 kg drogë në Pogradec, 4 autorët tentuan trafikimin me varka drejt Maqedonisë së Veriut

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës për trafikim droge. Mësohet se të arrestuarit, mes tyre dy punonjës të qendrës së Rasatit të Koranit në qytetin e Pogradecit, magazinonin dhe trafikonin lëndë narkotike me varka peshkimi kundrejt pagesës drejt Maqedonisë së Veriut.

Të arrestuarit janë:

-Ardian Toska;
-Aurel Toska (punonjës pranë Qendrës së rritjes së Rasatit të Koranit);
-Roni Sulollari;
-Tane Bllazhe (punonjës pranë Qendrës së rritjes së Rasatit të Koranit).

Nga hetimi një mujor rezultoi se këta shtetas vepronin në mënyrë të organizuar për të trafikuar kanabis drejt Maqedonisë së Veriut kundrejt pagesës 500 euro për kilogramë lëndë narkotike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 26 kilogramë cannabis sativa, 1 varkë peshkimi, 2 automjete dhe 4 celularë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat