Sekuestrohet 11 kg kanabis, arrestohen babë e bir në Krujë

Shqipëria

Sekuestrohet 11 kg kanabis, arrestohen babë e bir në Krujë

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Baba e bir janë arrestuar sot në Krujë pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Ata kishin përshtatur një ambient afër shtëpisë në fshatin Kroi i Madh për tharjen e bimëve.

Gjatë kontrollit në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën rreth 11 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe disa bimë në proces tharje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.

2 shtetasit e arrestuar janë të dyshuar edhe si autorë të kultivimit të rreth 320 bimëve narkotike, të gjetura gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia, 3 javët e fundit, në fshatin Kroi i Madh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat