Zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës, Berisha: Po diskutojmë me aleatët për emrin

Shqipëria

Zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës, Berisha: Po diskutojmë me aleatët për emrin

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 14:27
Sali Berisha

Sali Berisha ende nuk e ka zyrtarizuar kandidatin për garën e 24 shtatorit në Kukës. Në një deklaratë për mediat këtë të hënë, Berisha tha se po konsultohet me aleatët.

Më 24 shtator qytetarët e Kukësit do ti drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë. Forcat politike ende nuk i kanë zyrtarizuar kandidatët me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme në këtë bashki.

Këtë fillim jave, në një deklaratë nga selia blu, Sali Berisha tha se po konsultohet me aleatët për nxjerrjen e një kandidati për këtë bashki.

“Në bashkëpunim me aleatët po diskutohet dhe do vendoset, sapo të vendoset do ta komunikoj”, tha Berisha.

Pak javë më parë, Lulzim Basha u rikthye në krye të Partisë Demokratike, për këtë Berisha e ka një përgjigje.

“Lulzim Bashën e njohim si një peng të shpifur të Edi Ramës dhe asgjë më shume. Të tillë e njohin demokratët, të tillë e njeh publiku shqiptar. Nëse ju mendoni se ne pranojmë faktet e kryera nga Rama gabohet çdo njeri. Basha është një mjeran që keqpërdoret sipas rastit nga Rama – Balla dhe që ndonjëherë ja japin me qira edhe Erion Velisë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat