Anija shqiptare ‘Butrinti’ shpëton në detin Egje 37 emigrantë që udhëtonin në 3 gomone

Shqipëria

Anija shqiptare ‘Butrinti’ shpëton në detin Egje 37 emigrantë që udhëtonin në 3 gomone

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Anija shqiptare “Butrinti”, pjesë e misionit “Sea Guardian” në detin Egje, ka realizuar me sukses tre operacione, ku janë shpëtuar 37 emigrantë.    

Ministria e Mbrojtjes thotë se 3 gomone me 37 emigrantë të paligjshëm janë shpëtuar nga rreziku, në tentativë për të kaluar në ujërat greke. Fatmirësisht të gjithë personat gëzojnë shëndet të mirë.

Kalimi i paligjshëm në detin Egje është një sfidë e madhe, jo vetëm për Aleancën e NATO-s, por edhe për vendet tranzit që duhet të përballojnë një fluks të vazhdueshëm të emigrantëve të paligjshëm.

Besimplotë, se vetëm përmes bashkëpunimit, mund të adresojmë këtë sfidë dhe të garantojmë jetën dhe sigurinë e të gjithë atyre që përfshihen në situata të tilla”, thuhet në reagimin e ministrit Niko Peleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat