Zbulohet linja ‘spiune’ e internetit tek Operacionalja, kallëzohet shefi i sektorit

Shqipëria

Zbulohet linja ‘spiune’ e internetit tek Operacionalja, kallëzohet shefi i sektorit

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Agjencia e mbikëqyrjes policore zbulon një lidhje të padeklaruar interneti në forcën e posaçme operacionale. Dyshime për shpërdorim detyre në goditën ku mblidhen e përpunohen informacione sekrete.

Gjatë kontrollit fizik të objekteve te strukturave të posaçme Agjencia e Mbikëqyrjes policore, ka gjetur një linjë interneti funksionale të padeklaruar në godinën qendrore të forcës operacionale.

Për këtë, në fillim të korrikut është depozituar në prokurorinë e Tiranës një kallëzim për shpërdorim detyre mbi dyshimet për abuzimin e një shefi sektori në nivelin e mesëm drejtues.

Linja e internetit dyshohet se ka qenë e instaluar në godinën qendrore të forcave operacionale prej me shumë se 1 viti ndërsa do të jetë prokuroria e kryeqytetit ajo që do të vijojë hetimet me qëllim zbulimin e arsyes së vendosjes së saj.

Hetimet pritet të zbulojnë nëse nga kjo linjë interneti e pautorizuar janë përfituar të dhëna sekrete apo sensitive pasi forcat operacionale janë ato që administrojnë vëzhgime e përgjime në kuadër të procedimeve penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat