Operacion antidrogë i policisë shqiptare me Guardia di Finanza dhe DEA-n amerikane, goditet një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe

Shqipëria

Operacion antidrogë i policisë shqiptare me Guardia di Finanza dhe DEA-n amerikane, goditet një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Një megaoperacion ndërkombëtar antidrogë është duke u zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane dhe DEA-n amerikane.

Mësohet se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, të Kurbinit.

Gjatë operacionit janë shoqëruar disa persona të cilët shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë.

Mësohet se kontrollet janë kryer në det në Vlorë, ndërsa në pranga kanë rënë 6 persona, shqiptarë dhe të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat