Arrestimet për koncesionin e sterilizimit, Basha del me thirrjen e fortë ndaj SPAK: T’i shkojë deri në fund zinxhirit të përgjegjësive

Shqipëria

Arrestimet për koncesionin e sterilizimit, Basha del me thirrjen e fortë ndaj SPAK: T’i shkojë deri në fund zinxhirit të përgjegjësive

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 10:55
Lulzim Basha

Pas arrestimeve me urdhër të SPAK sa i takon koncensionit të sterilizimit, vjen një reagim nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Në një mesazh në ‘Facebook’, Basha theksoi se këto koncesione korruptive janë denoncuar në SPAK edhe nga PD.

Reagimi:

Koncesionet në shëndetësi janë vepra korruptive të qeverisë Rama, të cilat janë denoncuar publikisht dhe janë kallëzuar penalisht në SPAK nga Partia Demokratike. Për vite me radhë paratë e shqiptarëve nuk janë vendosur në shërbim të pacientëve, por të politikanëve të korruptuar dhe klientëve të tyre. Kjo lojë e paskrupullt me shëndetin e njerëzve, është dëshmi e makutërisë primitive të kësaj qeverie, e cila duhet hetuar në thellësi, duke shkuar deri tek burimi i kësaj filozofie korruptive dhe rrënuese për interesin publik, e cila nuk u ndal as gjatë kohës së vështirë të pandemisë. Përshëndes veprimet hetimore të SPAK dhe e inkurajoj t’i shkojnë deri në fund zinxhirit të përgjegjësive që kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme për qytetarët shqiptarë, të cilët presin dhe meritojnë drejtësi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat