“Financial Times”: Italianët vërshojnë në resortet me kosto të ulët të Shqipërisë

Shqipëria

“Financial Times”: Italianët vërshojnë në resortet me kosto të ulët të Shqipërisë

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 13:35
Edi Rama- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni zhvilloi një vizitë të papritur në Shqipëri këtë javë, duke iu bashkuar mijëra pushuesve verorë që kanë zgjedhur vendin ballkanik për shkak të çmimeve në rritje të Italisë dhe motit ekstrem, sipas “The Financial Times”.

Meloni zgjodhi një rrugë me kosto të ulët, duke marrë një traget nga rajoni jugor italian i Pulias, ku ishte me pushime me familjen e saj drejt portit shqiptar të Vlorës.

Një nga vendet më të varfra të Evropës, Shqipëria ka luftuar për dekada për të hequr reputacionin e korrupsionit dhe krimit të organizuar që ka nxitur qindra mijëra shqiptarë të emigrojnë. Por, tani vendi po gëzon një rimëkëmbje ekonomike pjesërisht për shkak të një bumi turistik, shkruan Atsh.

“Të tërhequr nga plazhet e tij mesdhetare me çmime konkurruese, pasagjerët e linjave ajrore në Shqipëri u dyfishuan në qershor krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, sipas ACI Europe, një shoqatë e operatorëve të aeroporteve.

“Hapja e linjave me kosto të ulët për në aeroportet shqiptare kontribuoi në këtë rritje”, tha ACI.

Gjithashtu, u rritën edhe qëndrimet gjatë natës, pasi shifrat e fundit të Eurostat raportuan 261 000 netë të kaluara nga turistë të huaj në Shqipëri në tremujorin e parë, ose 152 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e 2019-ës.

Turizmi i huaj në Shqipëri ka lulëzuar që nga viti 2019 ndërsa udhëtimet në disa destinacione tradicionale evropiane si, Italia nuk janë kthyer në nivelet e para pandemisë.

Shumë pushues në Shqipëri janë italianë dhe i kanë shmangur udhëtimet brenda vendit.

“Ndërsa turistët e huaj vazhdojnë të dynden në Itali, me 43 për qind në katër muajt e parë. Krahasuar me të njëjtën periudhë në 2022, udhëtimet brenda vendit ranë 20-30 për qind në krahasim me vitin e kaluar në rajone të caktuara”, sipas organit të tregtisë së turizmit “Federturismo”.

Marina Lalli, kryetare e Federturismo, tha se rënia e numrit të turistëve vendas shërben si një kambanë alarmi.

Ministria italiane e Financave tha se ishte duke u mbështetur tek turistët për të rritur produktin e brendshëm bruto (PBB) të vendit në tremujorin e tretë pas të dhënave zhgënjyese të tremujorit të dytë, kur prodhimi u tkurr 0,3 për qind krahasuar me tre muajt e mëparshëm.

Përveç çmimeve të larta, valët e të nxehtit, zjarret në jug dhe stuhitë veriore kanë çuar në anulime udhëtimeve në minutën e fundit këtë verë. Në Siçili, një zjarr dhe një shpërthim vullkanik mbylli aeroportin e Katanias, duke çuar në mijëra anulime dhe akuza për përgjigjen e ngadaltë të autoriteteve.

Mediet tradicionale në Itali e kanë cilësuar gjithashtu Shqipërinë si destinacionin “trend”, duke i cilësuar plazhet e saj me rërë fildishi si Karaibet e Evropës.

Melonit u shoqërua në udhëtimin e saj të profilit të ulët nga partneri i saj dhe vajza e tyre gjashtëvjeçare.

“Ata u takuan me homologun e saj, Edi Rama, dhe familjen e tij të hënën dhe të martën”, sipas një burimi.

Një zyrtar italian tha se Meloni mori pjesë në një darkë të organizuar nga Edi Rama të martën.

Megjithatë, disa media vendase dhe një tjetër zyrtar italian thanë se ajo u kthye në Itali të martën për të festuar “Ferragosto”, një festë kombëtare.

Zëdhënësit e kryeministres nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Rama në fillim të kësaj jave e përshkroi Melonin si një “tigër”.

I njohur për stilin e tij konfrontues, kryeministri shqiptar u mburr në rrjetet sociale me foto që tregonin tragete plot me turistë italianë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat