Deputeti i PD: T’i themi jo përçarjes, të përfitojmë nga skandalet e PS

Shqipëria

Deputeti i PD: T’i themi jo përçarjes, të përfitojmë nga skandalet e PS

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 19:01
Deputeti i PD-së Dashnor Sula.

Deputeti i PD-së Dashnor Sula, ka komentuar situatën politike në PD.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, ai theksoi se politikanët në opozitë duhet të luftojnë që përçarja në PD të marrë fund.

Mes të tjerash ai theksoi se opozita duhet të përfitojë nga skandalet e mazhorancës për të qenë më pranë qytetarëve.

“Unë do punojë të luftojë dhe do të japë mesazhin tim . Unë nuk jam në dakord me shumë gjëra të Berishë, por kjo nuk mund të më pengojë mua dhe kolegët e mi që të funksionojmë si grup parlamentar. Përçarja jonë e mban në qeverisje Ramën e këtë mazhorancë dhe problemet tona nuk i japin shpresë qytetarëve. Ne duhet të japim mesazhin që po troket një opozitë që ka kartë morale. Ka politikanë të opozitës që janë të papërlyer. Sot politika shqiptare ka nevojë për burra dhe gra të ndershme, ka nevojë për ofertë dhe ekip të ri. PS ka çdo javë nga një skandal, do dalin dhe të tjera”- tha Sula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat