Mbajti nën kërcënimin e thikës prej dy orësh nënën dhe motrën në banesë, 37-vjeçari në Kuçovë arrestohet nga policia

Shqipëria

Mbajti nën kërcënimin e thikës prej dy orësh nënën dhe motrën në banesë, 37-vjeçari në Kuçovë arrestohet nga policia

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 20:11
Policia

Një ngjarje e rëndë është raportuar në lagjen “11 janari” në Kuçovë.

Një 37-vjeçar prej gati dy orësh ka mbajtur peng nënë dhe motrën e tij në banesë duke i kërcënuar me thikë se do t’i vriste.

Kanë qenë banorë të zonë, komshinjtë  që kanë njoftuar policinë.

Autoritetet kanë arritur të neutralizojnë autorin vetëm 1 orë më vonë.

Gjithashtu bëhet me dije se është arrestuar 37-vjeçari Gjeri Salla, i cili theksohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Prej dy javësh ai refuzonte të konsumonte ilaç dhe ishte bërë agresiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat