Parku Arkeologjik i Bylisit, mungesa e rrugëve po pengon turistët për ta vizituar

Shqipëria

Parku Arkeologjik i Bylisit, mungesa e rrugëve po pengon turistët për ta vizituar

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 18:02
Parku Arkeologjik i Bylisit

Turizmi kulturor, çdo vit po merr një rëndësi të veçantë. Në Mallakastër, në Parkun arkeologjik Bylis vizitat e turistëve nuk kanë munguar gjatë gjithë këtij sezoni.

Megjithatë ende duhet shumë punë për të pasur vëmendjen e merituar. Shkaku kryesorë është mungesa e infrastrukturës rrugore .

Sipas banorëve të zonës dhe jo vetëm parku arkeologjik por edhe krahina  është lënë tërësisht jashtë vëmendjes se institucioneve

Ndërkohë që për turistet e huaj , Shqipëria është një vend i bukur por ka nevoje për një infrastrukture me funksionale.

Parku arkeologjik Bylis është një ndër sitet unike ne Shqipëri ku dallohet veçanërisht për densitetin e larte te monumenteve me mozaik.

Ai është një ndër gurët e çmuar të arkeologjisë shqiptare që ka interesin e shumë turistëve vendas e të huaj, ndaj përmirësimi i infrastrukturës , që ka qene një problematike shumëvjeçare , është domosdoshmëri.

Punimet qe po kryhen në rrugën qe lidh autostraden Levan- Tepelene, me qytetin antik pritet ti japin një hov te mëtejshëm zhvillimit te turizmit për ta kthyer ne një ndër destinacionet turistike me te preferuara te turizmin kulturor dhe arkeologjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat