Keni planifikuar pushime në gusht? Sinoptikania zbulon surprizat që ka rezervuar moti për ditët në vazhdim

Shqipëria

Keni planifikuar pushime në gusht? Sinoptikania zbulon surprizat që ka rezervuar moti për ditët në vazhdim

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 12:16
Lajda Porja

Sinoptikania Lajda Porja, në një lidhje live me Skype, foli për situatën meteorologjike në vend, ku tha se deri në datën 25 gusht parashikohet mot i mirë dhe temperatura kryesisht në larta.

Porja u shpreh se temperatura maksimale pritet të shkojë në 40 gradë në ndërsa pas datës 25 gusht, pritet një ulje e temperaturave deri ën 32 gradë Celsius.

“Në pjesën e dytë të ditës do të kemi reshje shiu në zonat veriore dhe më pas në ato qendrore. Në bregdetet e Vlorës, Sarandës dhe Ksamilit nuk priten reshje, ndërkohë rrezikohen bregdetet e Velipojës dhe Durrësit. Megjithatë është një situatë kalimtare. Deri në datën 25 gusht do të ketë mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta. Vendi ynë është i përfshirë nga një valë e nxehtë.

Deri ditën e mërkurë dhe të enjten, do të jenë prezentë temperatura të lartë deri në 40 gradë. Temperaturat e larta priten të regjistrohen në Shkodër, ndërsa 32 gradë parashikohet të shënohet në Korçë. Më vonë do të ulen sërish temperaturat dhe do të ulen në 32 gradë. Sakaq parashikohen edhe prezenca e vranësirave dhe lagështirave në ajër. Megjithatë kjo valë nuk do të shënojë jo ë shumë se 40 gradë Celsius”, u shpreh Porja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat