Drejtonte mjetin nën efektin e drogës, shkon në 29 numri i të ndaluarve në Tiranë

Shqipëria

Drejtonte mjetin nën efektin e drogës, shkon në 29 numri i të ndaluarve në Tiranë

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Policia e Rrugore ka ndalur një tjetër drejtues automjeti në Tiranë, pasi rezultoi se drejtonte makinën nën efektin e drogës.

Uniformat blu bëjnë me dije se me rastin e sotëm shkon në 29 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, është arrestuar në flagrancë një shtetas që drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

Shkon në 29 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të Forcës së Posaçme Shqiponja, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin R. A.

Ky shtetas u ndalua për kontroll pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke mosrregulluar shpejtësinë në qendra të banuara, dhe pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se shtetasi drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat