Peleshi: Ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit në Porto Palermo

Shqipëria

Peleshi: Ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit në Porto Palermo

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

40 efektivë të Batalionit të tretë të Këmbësorisë nga Forca Tokësore janë angazhuar sot për shuarjen e zjarrit masiv në Porto Palermo.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bëri të ditur se mbrëmjen e djeshme u ndërhy edhe me helikopterin Cougar, i cili është rikthyer edhe sot në mëngjes në zonë.

“Puna është e vështirë për shkak të terrenit, ku është përhapur zjarri. Përpara ligjit çdokush që ndez zjarre, çdokush që nuk njofton dhe padashje apo me dashje bëhet bashkëpunëtor. Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare”, u shpreh ministri.

Në të gjithë vendin, strukturat e Policisë janë në terren duke bashkëpunuar me qytetarët, pushtetin vendor, emergjencat civile dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, për të bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve në pyje e kullota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat