Rama: Me Melonin shkëmbyem ide, ka shumë për t’u bërë mes Shqipërisë dhe Italisë

Shqipëria

Rama: Me Melonin shkëmbyem ide, ka shumë për t’u bërë mes Shqipërisë dhe Italisë

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 18:54
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama kapas intervistës për “La Stampa”, ka dhënë një tjetër intervistë për një tjetër media italiane siç është Rai Uno. Në këtë intervistë të zhvilluar në Dhërmi, vend ku kreu i qeverisë po pushon, kryeqendra e bisedës ishte vizita e Georgia Melonit.

Rama  u shpre se kryeministrja italiane, Meloni është një mikeshë e shqiptarëve dhe se ajo mbështet hyrjen në Europë.

“Vizita shkoi shumë mirë, ishte shumë e lumtur së bashku me familjen e saj. Erdhi me traget dhe pushoi në paqe për tre ditë. Më pas ne shkëmbyem disa ide sepse ka shumë për të bërë mes Italisë dhe Shqipërisë”, u shpreh Rama ndër të tjera gjatë intervistës së shkurtër.

Rama zbuloi për Rai Uno dhe prapaskenën e pagesës së faturës së turistëve italianë që ikën pa paguar nga një restorant në Berat.

“Unë ia tregova këtë gjë për të qeshur pak dhe të gjithë rreth saj u shkulen se qeshuri, por ajo u ngrys ne fytyre. U kthye nga Ambasadori:
“Ju ambasador duhet të paguani atë faturë dhe të bëni një komunikim dhe të kërkoni falje sepse këta janë të turpshëm, dhe unë, ata që janë turpi i Italisë nuk i pranoj” i tha me atë dialektin e vet fantastik roman
”,-tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat