Rritet çmimi i naftës për të disatën herë

Shqipëria

Rritet çmimi i naftës për të disatën herë

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 07:08
Foto ilustrim

Çmimet e karburanteve në vend vijojnë të jenë në rritje nga java në javë. Në pikat e karburanteve, një litër naftë shitet 195 lekë, ndërsa një litër benzinë kushton 190 lekë.

Karburante të ndryshme kanë çmime të ndryshme që varjojnë nga 185 lekë, 195 lekë për litër e deri në 207 lekë.

Çmimi është rritur nga java e kaluar deri më 8 lekë dhe që nga mesi i muajit korrik kjo është rritja e disatë. Për qytetarët të cilët e përdorin makinën si një mjet pune përkthehet në kosto më të larta për xhepat e tyre.

Çmimet në bursë janë të njëjta, ndërsa në Shqipëri çmimet që pas shkrirjes së Bordit të Transparencës vijojnë të jenë në rritje me shpejtësi.

Mirëpo kompanitë e hidrokarbureve pretendojne se rritja e çmimeve të karburantit vjen si pasojë e dollarit, më të cilën blihet dhe nafta, pasi vijon të jetë në nivele të ulta. 1 dollarë këmbehet me 96 lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat