“Rreshtimin krah një ‘ushtari të Verio Epirit’ vetëm për inat të Ramës, është Naiv”, deputeti i PD: Dëmi më i madh po i bëhet vendit

Shqipëria

“Rreshtimin krah një ‘ushtari të Verio Epirit’ vetëm për inat të Ramës, është Naiv”, deputeti i PD: Dëmi më i madh po i bëhet vendit

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 13:17
Kreshnik Collaku

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Collaku ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale në lidhje me çështjen “Beleri” dhe mbëshetjen që po i jep e djathta.

Ai shkruan se të rreshtohesh krah një “ushtari të Veiro Epirit” dhe duartrokitjet entuziaste ndaj deklaratave bullizuese të liderve të vendeve fqinj ndaj rendit kushtetues në Shqipëri, vetëm për inat të Edi Ramës është naive.

Çollaku po ashtu shton se dëmi që po i bëhet Ramës është fare minor, në raport me dëmin që po i bëhet vendit, interesave shqiptar dhe të djathtës e opozitës duke e futur nën sqetullën e veriopirizmit.

Postimi i plotë:

Rreshtimi në krah të një “ushtari të Vorio Epirit”, duartrokitjet entuziaste deklaratave bullizuese të liderve të vendeve fqinj ndaj rendit kushtetues në Shqipëri..,vetëm për inat të Ed Ramës, është Naiv.

Dëmi që i bëhet Ramës është fare minor, në raport më dëmin që i bëhet vendit, interesave shqiptare dhe të djathtës e opozitës duke e futur nën sqetullën vorioepirizmit !!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat