Policia bllokon 36 mjete lundruese përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, ndëshkohen drejtuesit

Shqipëria

Policia bllokon 36 mjete lundruese përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, ndëshkohen drejtuesit

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare ka ushtruar kontrolle përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, ku ka kryer verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.

Nga Ksamili në Koman, Policia Kufitare ka bllokuar 21 mjete lundruese.

15 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare e Vlorës, 3 nga Policia Kufitare e Shkodrës dhe dhe 3 nga Policia Kufitare e Durrësit.

Sipas policisë shkeljet e konstatuara janë: lundrim në zonë të ndaluar, ushtrim i aktivitetit të turizmit detar në kundërshtim me ligjin, tejkalim i numrit të pasagjerëve të lejuar në bord, mosregjistrim i mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar dhe mungesë dokumentacioni.

Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000 deri në 100 000 lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat