Pronari i agjencisë së biletarisë humbi jetën në aksident, familjarët ngrenë dyshime: Reagon policia

Shqipëria

Pronari i agjencisë së biletarisë humbi jetën në aksident, familjarët ngrenë dyshime: Reagon policia

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Pronari i agjencisë së biletarisë humbi jetën në aksident, familjarët ngrenë dyshime: Reagon policia

Në orët e para të mëngjesit, si pasojë e një aksidenti në vendin e quajtur “Kapelja” ka ndërruar jetë 62-vjeçari, Nadir Gjata.Pas ngjarjes, familjarët duke parë dëmtimet në kokë, kanë ngritur dyshimet nëse ngjarja ka qenë aksidentale apo e qëllimshme, pasi në vendin e ngjarjes nuk i është gjetur çanta me mjete personale dhe një shumë parash.

Në lidhje me ngjarjen së fundmi ka reaguar edhe policia e Vlorës, e cila njofton se paraprakisht, dyshohet se 63-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkaqe shëndetësore, më pas automjeti i tij është përplasur me automjetin taksi dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.

Trupi i pajetë u transportua në morg, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës. Nga këqyrja paraprake e trupit, eksperti mjekoligjor nuk ka konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 21.08.2023, rreth orës 04:00, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, në afërsi të vendit të quajtur “Kapelja”, shtetasi ., 63 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Ford Fiesta”, për pasojë automjeti i tij ka përplasur një automjet të parkuar (taksi), i cili gjatë zhvendosjes ka përplasur 2 automjete të tjera të parkuara.

Paraprakisht, dyshohet se 63-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkaqe shëndetësore, më pas automjeti i tij është përplasur me automjetin taksi dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.

Trupi i pajetë u transportua në morg, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës. Nga këqyrja paraprake e trupit, eksperti mjekoligjor nuk ka konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe po bashkëpunohet me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 63-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat