Dhunoi dhe kanosi ish-bashkëshorten, arrestohet 42-vjeçari

Shqipëria

Dhunoi dhe kanosi ish-bashkëshorten, arrestohet 42-vjeçari

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 42-vjeçar, pasi ky i fundit ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe e ka kanosur atë për jetën.

Ka qenë ish-bashkëshortja ajo që ka bërë kallëzimin në polici.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin , 42 vjeç, banues në Shkodër, pasi ish-bashkëshortja e tij ka kallëzuar se ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka kanosur atë për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat