Aksidente me makinë dhe motor në Librazhd, plagosen 3 persona

Shqipëria

Aksidente me makinë dhe motor në Librazhd, plagosen 3 persona

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Rreth orës 19:40, në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë", në fshatin Dragostunjë, automjeti që drejtohej nga shtetasi L. G., 30 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi G. C., 18 vjeç.

Nga përplasja, janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 20:15, në fshatin Kotodesh, Librazhd, motomjeti që drejtohet nga shtetasi I. B., 54 vjeç, është përplasur me një kafshë pune. Si pasojë, është dëmtuar 54-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Grupe hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të këtyre aksidenteve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat