Një pjatë midhje dhe një gotë verë, turisti habitet nga fatura e restorantit në Sarandë

Shqipëria

Një pjatë midhje dhe një gotë verë, turisti habitet nga fatura e restorantit në Sarandë

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 09:17
Plazhi shqiptar

Ky vit ka sjellë një numër më të lartë turistësh italianë në Shqipëri. Jo vetëm ky fakt, por edhe reagimet në lidhje me çmimet apo dhe incidentet të tjera kanë marrë vëmendjen e medieve shqiptare por edhe të atyre italaine e ndërkombëtare.

Disa prej turistëve kanë mbetur të zhgënjyer ngë Shqipëria, por ka dhe të tjerë janë shprehur mjaft të kënaqur. Ky është rasti i një turisti italian, i cili ka postuar fotografinë e faturës nga një restorant në Sarandë.

Në një postim në Facebook thotë se çmimet janë shumë të lira dhe se shërbimi ishte i shkëlqyer. Postimi i tij ka tërhequr vëmendjen e medieve italiane të cilat e kanë pasqyruar gjerësisht. Në foton e faturës që ka publikuar duket se ai ka paguar 8 euro për një pjatë midhje dhe gjysmë litri verë të bardhë.

Image
Fatura

Ai shprehet se restoranti gjithashtu ka vendosur t’i qerasë me një pjatë “xaxiq” dhe pak bukë falas. E sigurt që çmime të tilla nuk i gjen në Itali, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat